Rreth nesh

Organizata Rinore Iuvenilia u themelua në vitin 2005. Themelimi i saj ishte një akt i vullnetit të madh rinor për të avancuar interesin e të rinjve më shumë nga pozita dukshëm më e dobët që ishte atëherë nga sa është sot, na shtynte dëshira për t’i përmbushur nevojat e të rinjve dhe gjithashtu për të krijuar një ambient ku ata do të mund të kontribuonin më shumë për vendin si pjesa më vitale e shoqërisë Kosovare.

Atëbotë ishte themeluar me qëllim që të avancohen të rinjtë në fusha të përgjithshme në Kosovë. Theks i veçantë ishte promovimi dhe zhvillimi i talenteve të rinisë sonë, përmes ngjarjeve artistike, kulturore dhe rekreative si hapa të parë të veprimtarisë.

Përfaqësimi i interesave të të rinjve për institucionet vendore dhe ndërkombëtare vazhdon të mbetet interes jetik.

Organizimi i tryezave të rrumbullakëta me debate për çdo problem që ka të bëjë me shoqërinë kosovare. Organizimi i seminareve, trajnimeve, konferencave të punës, dhe shkëmbimi i përvojave me të njëjtat organizata vendore dhe jashtë vendit janë aktivitetet me të cilat merret organizata ORI.